Pas mesnatës, çmime të reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Sot do të ketë ndryshim në çmimin e derivateve të naftës, përcjell TV21. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë njoftoi se sot do të merret vendim rreth çmimit të derivateve në RMV.

“Janë plotësuar kushtet paraprake. KRRE do të marrë vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata, tha zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunova.

Ndryshe së fundmi u ndryshua vetëm çmimi i naftës, i cili u rrit për 1,5 denarë. Në vijim çmimet aktuale të derivateve:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 95,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 98,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 95,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 94,00 (denarë/litër)