Pas mesnate, pëson aksident një fëmijë teksa voziste moped pa targa

TË FUNDIT

Një fëmijë e ka humbur kontrollin teksa ka qenë duke vozitur moped rreth orës 00.45.

Si pasojë, ka dalë nga rruga lokale në Sveti Nikollë – Maqedoni e Veriut.

“Më 01.08.2021 në ora 00:45 është denoncuar se në rrugën lokale Sveti Nikollë – fshati Knezhje, mopedi pa targa, i ngasur nga një fëmijë nga Sveti Nikolla, ka rënë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Shtip. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit policor në Sveti Nikollë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.