Pas mesnate, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të shtrenjta

TË FUNDIT

Derivatet e naftës do të shtrenjtohen nga sonte në mesnatë. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, (KRRE), çmimi i dizelit do të rritet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës do të shënojë rritje prej gjysmë denari për litër.

Sipas vendimit të ri:

  • EUROSUPER BS-95 do të shitet për 73,5 denarë për litër
  • EUROSUPER BS-98 për 75,5 denarë për litër
  • EURODIZEL BS (D-E V) për 68 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 67,5 denarë për litër

Gjithashtu, është shënuar rritje prej 0,010 denarë për kilogram edhe te mazuti M-1 NS, i cili tani do të kushtojë 36,067 denarë për kilogram.