Pas mesnate, lirohet çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Çmimet me pakicë të EURODIZELIT dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) në mesnatë do të ulet për 2,50 denarë në litër, kurse të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. 

Çmimi ri i EURODIZEL-it BS do jetë 78.00 denarë, kurse i Vajit ekstra të lehtë 77,50 denarë për litër.

Lirohet edhe mazuti M-1 NS dhe një kilogram do kushtojë 43,743 denarë.