Pas “luftës së ashpër” në fushën e gjelbër, ndeshja Turqi – Armeni përfundon me barazim

TË FUNDIT

Bertug Yildirim ka shënuar gol në minutën e 88-të për festën e madhe në Eskishehir dhe gjithë Turqinë. Me golin e tij Turqia shmangu humbjen nga Armenia, me të cilën ka raporte shumë të acaruara.

Ndeshja Turqi – Armeni përfundoi 1:1.

Armenët kaluan në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e 49-të. Artak Dashyan ishte realizator.

Turqia më pas kërkoi golin e barazimit, që e gjeti në minutat e fundit. Madje kishte raste edhe për fitore, por nuk konkretizoi.

Turqia kishte fituar në Armeni, por u ndal në barazim në ndeshjen si vendase.

Turqia udhëheq në Grupin D të kualifikimeve për Euro 2024. I ka dhjetë pikë nga pesë ndeshje. Kroacia është e dyta me shtatë pikë nga tri ndeshje, ndërsa shtatë pikë nga katër ndeshje i ka Armenia. Pasojnë Uellsi me katër pikë dhe Letonia, pa pikë.