Tashmë është larguar edhe kamioni në të cilin ishte i vendosur baneri me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.
Ndryshe, ky kamion ishte edhe arsyeja pse Njësia Speciale e Kosovës ndaloi largimin, pasi ky mjet nuk ishte tërhequr bashkë me barrikadat e tjera.
Ky simbol i ishte vënë një kamioni të bardhë, që të shtunën ishte i fundit që u largua nga rruga që çon në kufi. Protestuesit kanë kundërshtuar largimin e kamionit duke i dalë atij përpara. Megjithatë kamioni është larguar./21Media
