Pas kërcënimeve, Lumir Abdixhiku thotë se ndihet i sigurt

TË FUNDIT

Pas dyshimeve për kërcënim ndaj tij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se po ndihet i sigurt.

Ai ka shtuar se këto janë çështje të organeve të drejtësisë.

“Janë çështje të organeve të drejtësisë, ne po presim aq sa prisni edhe ju, besojmë në punën e organeve të drejtësisë. Sot kam ardhur siç kam ardhur çdo ditë, po ndihem i sigurt si gjithmonë”- u shpreh Abdixhiku të enjten nga Kuvendi i Kosovës, para nisjes së seancës plenare.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, deputet i LDK-së, tha se po presin sqarime nga organet e rendit.

“Gjithçka është në dorën e organeve të rendit, është vlerësim i tyre, gjykim i tyre, ne e bëjmë punën tonë. Çdo gjë qartësohet nga hetuesi e policia. Personalisht në këtë fazë pritet që ta sqarojë policia. Gjithçka çka është dashtë nga organet e rendit është vlerësim poizitv për atë qe e kemi parë deri tani”- u shpreh ai./kallxo