Me një paraqitje jo të zakontë me syze të errëta, i detyruar nga goditja që mori dy ditë më parë në tubim, kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha paralajmëroi revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor. Nga kuvendi i forumit rinor të partisë Berisha akuzoi se sulmuesi u nxor në rrugë nga kryeministri Edi Rama, por sipas tij ‘as sulmi e as vrasja e njeriut nuk mund të vrasë kauzën’’.
“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë”, tha Berisha.
