Pas fitores historike në New York, Zohran Mamdani fali namazin e xhumasë

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i zgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka zhvilluar lutjet e para të së premtes pas fitores së tij, në një xhami në San Juan të Puerto Rikos.

Gjatë vizitës, Mamdani mori pjesë në një aktivitet bamirësie për shpërndarjen e ushqimeve dhe u prit me duartrokitje e brohoritje “Allahu Akbar” nga besimtarët që ndoqën hutben e së premtes, ku u diskutua edhe çështja palestineze.

Në fjalën e tij, ai citoi Malcolm X, duke theksuar nevojën për drejtësi, barazi dhe përfshirje shoqërore. “Ashtu siç tha Malcolm X, nuk mund të ketë paqe pa drejtësi,” deklaroi Mamdani, duke shtuar se do të qëndrojë pranë komuniteteve të margjinalizuara në çdo rrethanë.