Pas Evropës, Krasniqi sot nis misionin për ta “pushtuar” edhe botën

TË FUNDIT

Në Budapest të Hungarisë sot do të fillojë Kampionati Botëror i xhudos, i cili do të zgjasë deri më datën 13 qershor 2021.

Në këtë kampionat Kosova do të përfaqësohet nga pesë garues: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Xhudistja Distria Krasniqi, e cila është kampione e Evropës në kategorinë e saj 48 kilogramë synon që ta pushtojë edhe botën për herë të parë.

Ndryshe, në këtë kampionat botëror do të marrin pjesë pesë kontinente, 118 shtete, 665 garues, 387 meshkuj dhe 278 femra./21Media