Pas 87 vitesh falet namazi i parë i Fitër Bajramit në xhaminë “Aja Sofja” në Turqi

TË FUNDIT

Në xhaminë e Stambollit “Aja Sofja” është falur namazi i Bajramit, për herë të parë pas 87 viteve, shkruan Agjencia Anadolu (AA).

Nga dita e hapjes së “Aja Sofia”-s për falje, më 24 korrik të vitit të kaluar, në të menjëherë është falur namazi i Bajramit me rastin e Kurban Bajramit.

Besimtarët sot, me rastin e Fitër Bajramit, me respektim të masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit e falën namazin e Bajramit.

Si një nga destinacionet turistike më të vizituara në qytetin e Bosforit “Aja Sofia” është përfshirë në listën e UNESKO-s nga viti 1985.