Pas 7 orësh të bllokuar nën tokë, minatorët e Trepçës dalin nga miniera

TË FUNDIT

Minatorët e ndërrimit të dytë të Trepçës kanë dalë nga miniera para rreth tri orësh, pasi kishin qëndruar të ngujuar përreth 7 orë, raporton KosovaPress.

Ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike, i cili kishte pamundësuar daljen e tyre nga miniera.

Paraprakisht, u raportua se dhjetëra minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë, pasi kishin përfunduar ndërrimin e dytë.