ZGJEDHJET

Pas 5 viteve PPS shkon në histori! Joveski: Lëndët e PPS do të marrin epilog

Must Read

163 raste të reja, 8 të vdekur, 230 të shëruar!

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të kaluara nga 1794 teste të realizuara, 163 persona...

Kosovë, Vjosa Osmani kërkon shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe nga Qeveria

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin...

Beograd, paralajmërohen protesta të reja!

Pas protestave të djeshme në Beograd të Serbisë për paralajmërimin e kthimit të orës policore nga presidenti...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Ligji i ri për Prokurorinë publike i cili hyn në fuqi sot edhe zyrtarisht e dërgoi Prokurorinë speciale në histori. Megjithatë me të garantohet se lëndët që janë ngritur vazhdojnë me atë që ata merren nga prokurori publik Lubomir Joveski dhe shpërndahen në prokuroritë publike për veprim të mëtutjeshëm. Joveski në intervistë për MIA pohon se lëndët do të fitojnë epilog.

- Advertisement -

“Prokurorët veprojnë për lëndët dhe për ta do të sillen lëndë që opinioni do të informohet në kohë. Lëndët e PPS-së, Prokuroria publike i ka marrë që të vazhdojnë procedurat dhe kryerësit e veprave penale të marrin dënimin e merituar. Prokuroria nuk do ta përsëris gabimin, kur për shkak të mosveprimit në raste konkrete u formua PPS. Për këtë shkak, ju siguroj se këta lëndë do të marrin epilog”, tha Lubomir Joveski.

Për hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Prokurorinë publike në emisionin zgjedhor debativ në TV21 foli zv.kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, e cila tha se do të sigurohet shanse për shtet të së drejtës.

“Të vijmë deri te Ligji i cili do të fitojë edhe vulë evropiane dhe që siguron mundësi për shtet të së drejtës, megjithatë ky ligj do të jetë fillimi i asaj që i duhet shtetit, që është pastrimi serioz dhe transparencë më e madhe në gjyqësor”, tha Radmilla Shekerinska, zv. kryetare e LSDM.

- Advertisement -

Me kumtesë doli edhe VMRO-DPMNE, prej ku thanë se ligji i ri nuk do të sjell amnisti për, siç thonë, krimin e Zaevit.

“Amnisti e krimit nuk do të ketë. Kot gëzohet Zaev se me ligjin e ri nuk do të hetohen krimet e tija. VMRO-DPMNE kur flet për të drejtën dhe drejtësinë, mendon për të drejtë dhe drejtësi të bazuar në respektimin e procedurave, ligjeve dhe Kushtetutës”, u tha nga VMOR-DPMNE.

Dje prokurorët dhe të punësuarit erdhën në objektin e PPS në rrugën Ruzelltova, në ditën e tyre të fundit. Prokurorja Lençe Ristoska publikoi se ndarja e saj nga PPS ka shije të hidhur e të ëmbël, por se për të ky institucion mbetet simboli në luftën për drejtësi.

“E hidhur është shija e ndarje dhe e planeve të parealizuara, por të ëmbla janë kujtimet për sfidat që kemi kaluar bashkë dhe energjinë e ndarë. PPS ishte simboli i luftës për ideale, drejtësi, integritet, ardhmëri më të mirë, luftë kundër keqpërdorimit të sistemit, më të dobëtit, për të varurit, lufta kundër mos sanksionimit”, tha Lençe Ristoska.

PPS u formua në vitin 2015 pas negociatave të gjata partiake në Përzhinë, qëllimi i të cilës ishte hetimi i të ashtuquajturave bomba, përkatësisht materialet e përgjuara që lideri i opozitës së atëhershme i LSDM-së, Zoran Zaev i publikonte në opinion. Prej tyre në fillim të vitit 2016 u publikua hetimi i parë për parregullsi zgjedhore – Titanik, ku u kërkua paraburgimi i tetë personave mes të cilëve edhe Nikolla Gruevski si dhe për udhëheqësin më të afërt të VMRO-DPMNE-në. Emrat e të gjithë rasteve që u publikuan ishin me emër të koduar dhe fillonin me shkronjën T. U hapën 19 raste por pjesa më e madhe e tyre nuk patën epilog, që në opinion shkaktoi pakënaqësi. Megjithatë lënda “Perandoria” që u hap pas afatit ligjor siç duket i dha goditje vdekjeprurëse PPS, prek ku doli edhe rasti Reket në të cilin ish prokurorja speciale Katica Janeva, u dënua me 7 vite burg.

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

Kosovë, Vjosa Osmani kërkon shkarkimin e zyrtarëve të Listës Serbe nga Qeveria

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute ose deklarate...

Beograd, paralajmërohen protesta të reja!

Pas protestave të djeshme në Beograd të Serbisë për paralajmërimin e kthimit të orës policore nga presidenti Aleksandar Vuçiq, protestuesit edhe sot...

KE aprovon planin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Covid-19

Komisioni Evropian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset...

Pendarovski – Holshtajn: Gjermania mbetet partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut

Gjermania ka qenë dhe do të mbetet partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë me...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -