Pas 27 vjetësh sterilitet, 50-vjeçarja solli në jetë fëmijën e parë!

TË FUNDIT

Një lajm i mirë ka ardhur sot nga Spitali Gjinekologjik “Nënë Tereza”.

Një grua, pas një lufte 27-vjeçare me sterilitet, ka arritur të sjellë sot në jetë fëmijën e parë të saj në moshën 50-vjeçare, bëjnë të ditur për TV21 nga Spitali.

Tërë shtatzënia e saj është ndjekur që nga fillimi dhe në vazhdimësi nga ekipi i mjekëve – gjinekologëve dhe infermierëve të Spitalit dhe procesi i lindjes ka rezultuar i suksesshëm.

Nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet dhe gjatë këtyre ditëve pritet ta lëshojnë spitalin.

Sipas statistikave të Spitalit, 50-vjeçarja është ndër lehonat më të moshuara në këtë spital./TV21