Pas 15 vjetësh, shkolla “Ilija Nikollovski – Luj” bëhet me piano koncertale

TË FUNDIT

Rreth 2,5 milionë denarë nga buxheti vjetor ka ndarë Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e pianos së re për koncerte për nevojat e nxënësve dhe mësimdhënësve nga Qendra Shtetërore e Shkollës së Baletit dhe Muzikës “Ilija Nikollovski– Luj” në Shkup.

Siç informojnë nga MASH, pianoja është e klasit të lartë dhe do të mundësojë përmirësim të dukshëm të mësimit praktik për nxënësit, si dhe organizim më të mirë të manifestimeve të shpeshta koncertale brenda shkollës.

Instrumenti i ri muzikor u prezantua në koncertin tradicional të Vitit të Ri të organizuar nga Qendra e shkollës së baletit dhe muzikës, ndërsa në promovim mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, e cila mori një letër falënderimi për kontributin në zhvillimin dhe promovimin më të madh të shkollës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se instrumenti muzikor është blerë pas 15 viteve që nga investimi i fundit për blerjen e pajisjeve për nevojat e kësaj shkolle.