Chelsea mposhtë Real Madridin! Në finale do të përballet me Man.City

TË FUNDIT

Chelsea arrin të mposhtë Real Madridin duke fituar gjysmëfinalen e dytë me takimin e parë që përfundoi 1-1 dhe tani do t’i bëj llogaritë me Man. City për trofeun e madh.

Ndeshja në Stamford Bridge nuk kishte histori teksa skuadrat e nisën duke sulmuar.

Me një formacion tepër sulmues dhe me Ramos si titullar, Real Madridi e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi disa raste por qe gjuajtjet e Kroos, Benzema dhe Modriç ishin të dobëta ndërsa në rastin e parë konkret pas një aksioni model Chelsea kalon në avantazh.

Kante në 28′ jep një asist për Havertz, gjuajtja e tij godet traversën dhe Werner vetëm sa e shtyn me portën bosh, 1-0 për anglezët.

Një çlirim për sulmuesin gjerman i cili po vuan këtë sezon me rastet e shumta që humbet. Real Madrid përgjigjet me një rast të pastër në 35′, Kroos gjen në zonë Benzema i cili gjuan por Mendy reagon me reflekset e tij.

Pjesa e dytë nis më mirë për Chelsean që godet traversën me Havertz me kokë në 47′ ndërsa dy gjuajtje të tjera me Mount dhe Thiago Silvan nuk ishin të sakta.

Edhe pse në avantazh janë më kërkues anglezët ndërsa Real Madrid nuk arrin të krijojë raste të pastra shënimi edhe për meritë të mbrojtjes se Tuchel.

Në minutën e 85′ erdhi edhe goli i nokautit ku Kante që vjedh një top, pason për Havertz i cili me mjeshtri i jep Mount një asist me portë bosh. 2-0 dhe gjithcka shkon për Chelsean që rikthehet pas 9 vitesh në finalen e Champions League, atëherë kur fitoi dhe trofeun e parë ndaj Bayernit në Allianz Arena.