Partnerja e Ronaldos, Georgina katër ditë i kaloi në spital

TË FUNDIT

Partnerja e yllit portugez Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez për një periudhë nuk u shfaq në publik e as në rrjete sociale. Siç ka bërë të ditur ajo, arsyeja e “zhdukjes” ishin problemet shëndetësore pasi siç tha, për katër ditë ishte në një spital në Arabinë Saudite.

“Më në fund jam në shtëpi”, ka shkruar ajo në Instagram, duke treguar se ka kaluar katër ditë në spital me pneumoni. “Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, ka shkruar ajo, duke falënderuar stafin e saj mjekësor që është kujdesur për të dhe shëndetin e saj derisa ishte në spital.