Të gjitha partitë politike pas zgjedhave shpallën fitore, por asnjëra nuk e uroi tjetrën. Përse partitë politike nuk kanë kulturë politike për të pranuar humbjen dhe për t’ia uruar kundërshtarit fitoren? Analisti politik Nijazi Muhamedi thotë se partitë politike natën bashkëpunojnë, ndërsa ditën nuk përshëndeten.
“Ato janë manipulime karshi opinionit, por ato brenda ani se nuk ua urojnë njëra tjetrës deri në momentin e zgjedhjeve ato natën bashkëpunojnë mes tyre, ndërsa ditën as nuk përshëndeten”, tha Nijazi Muhamedi – analist politik.
Analisti politik Petar Arsovski thotë se partitë politike nuk i mësojnë leksionet e zgjedhjeve të mëparshme dhe e kanë vështirë të reformohen.
“Një nga arsyet kryesore është se ato më vështirë reformohen dhe nuk i mësojnë leksionet nga zgjedhjet parlamentare. Rezistojnë ndaj ndryshimit nga të gjitha anët dhe kjo është arsyeja pse nuk e pranojnë humbjen dhe nuk ia urojnë fitoren tjetrit”, Petar Arsovski analist politik.
Paritë politike gjatë fushatave zgjedhore japin deklarata të prera duke theksuar se nuk bëjnë koalicione në qoftë se nuk pranohen kërkesat e tyre, ndërsa pas zgjedhjeve zbusin deklaratat e tyre, duke deklaruar se do gjejnë gjuhë të përbashkët. Nijazi Muhamedi thotë se këtë e bëjnë për të përfituar vota nga qytetarët.
“Për të mbërritur një mobilizim më të madh elektoral, partitë me ato strategji të tyre për të premtuar te elektorati do të jenë më ndryshe nëse marrin votën e tyre, pastaj të gjithë hyjnë me një disko elektoral”, tha Muhamedi.
Arsovski thotë se partitë para zgjedhjeve janë më të ashpra që të marrin më shumë vota për të mos u kushtëzuar nga partitë tjera.
“Partitë para zgjedhjeve janë më të ashpra në fjalorin e tyre, pastaj kur ballafaqohen me realitetin me ndarjen e mandateve, atëherë kalkulojnë dhe i shqyrtojnë të gjitha opsionet”, tha Arovski.
Tashmë po vijon periudha e bisedimeve për formim të shumicës parlamentare dhe formimin të Qeverisë se re. Pasi të kalojnë afatet ligjore që parashihen në Kodin Zgjedhor, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski do t’i jep mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë. E nëse Zaev dështon që të bëj 61 deputetë në afat 20 ditorë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë që në këtë rast është VMRO-DPMNE.
