Partitë heshtin, por terreni po përgatitet, Sela: Nëse BDI dështon me Kryeministrin shqiptar, shkon në opozitë

Must Read

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar...

Vazhdojnë negociatat mes Zaevit dhe Ahmetit, ka tone optimiste, por epilog ende jo

https://www.youtube.com/watch?v=-ywSxWeMJ28&feature=youtu.be E mori mandatin për formim të qeverisë, ndërsa ende është në...

Kapen 10 emigrantë ilegal, ishin fshehur në një kamion transportues nga Tetova

https://youtu.be/cC08DnE97Js Doganieri i doganës së Tetovës duke bërë kontrollin rutinë në kamionët...

Partitë politike edhe pse me bisedime jozyrtare janë duke e përgatitur terrenin për negociata për Qeverinë e re koalicioni, megjithatë në opinion janë decidë – se nuk mbahen takime dhe se fare nuk e hapin këtë temë. Nga ana tjetër, po matet pulsi me spekulime, të cilat pastaj hidhen poshtë si lajme të rreme. Spekulimi i fundit ishte për një kryeministër që do të rrotojë, pas çka nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri shkroi – pula e uritur ëndërron melin (pula e uritur më kot sheh ëndrra). Ai nuk deshi të komentojë se kujt i referohet kjo, por në pyetjen lidhur me kontaktet e mundshme para negociatave zyrtare, ai për TV21 zbuloi se ende nuk ka asgjë.

- Advertisement -


“Ende nuk ka as takime, e as bisedime. Zaevi është në pushim, kurse edhe pjesa më e madhe e udhëheqësisë së LSDM-së është në pushim. Negociatat do t’i nisim pasi ta marrim mandatin, por lidhur me atë se si do të rrjedhin, mund të them se jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet”, tha Muhamed Zekiri, nënkryetar i LSDM-së.

Bujar Osmani, pas takimit me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop, përmes një statusi në Fejsbuk, porositi se mbetet që përfaqësuesit kryesorë politikë të sigurojnë një shumicë politike stabile.

- Advertisement -


“Vlerësova se me votën e tyre qytetarët na dhanë mesazh të qartë për atë se çka presin, si duan të jetë, si dhe kush duhet ta kryesojë Qeverinë e ardhshme. Përfaqësuesve kryesorë politikë u mbetet të sigurojnë shumicë politike stabile përmes së cilës do të arsyetojnë këtë besim dhe do t’i realizojnë kërkesat legjitime të qytetarëve”, theksoi Bujar Osmani nga BDI.

- Advertisement -

Se nuk kanë bisedime, as kontakte me partitë e tjera politike, pohon edhe kryetari i ASH-së, Zijadin Sela. Ai tha se së pari do të presin që të mbahet seanca e parë konstitutive e Kuvendit ndërsa pastaj do të shohin se si do të veprojë BDI-ja. Nëse fillojnë me negociata, paralajmëroi se njëri prej kushteve është që gjuha shqipe të hyjë në Kushtetutë, e jo siç shkruan tani – gjuha të cilën e përdorin mbi 20% prej popullatës.


“BDI gjatë tërë fushatës kishte vetëm një premtim – kryeministër shqiptar. Le ta bëjnë këtë, ne nuk do ra pengojnë në këtë qëllim. Nëse nuk arrin, ata vetë duhet të shkojnë në opozitë. Ende nuk ka mandatar. Pasi të konstituohet Kuvendi atëherë fillon periudha, dikush do të marrë mandat dhe atëherë fillojnë negociatat”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

As nga opozitarja VMRO-DPMNE nuk ka informacione nëse ka avancim në pritshmëritë e tyre dhe se do të negociojnë për të formuar qeveri. Ditë më parë Mickoski vetëm tha se janë të hapur për bisedime me të gjitha partitë politike.

- Advertisement -

Latest News

Vazhdojnë negociatat mes Zaevit dhe Ahmetit, ka tone optimiste, por epilog ende jo

https://www.youtube.com/watch?v=-ywSxWeMJ28&feature=youtu.be E mori mandatin për formim të qeverisë, ndërsa ende është në bisedime për të arritur shumicën...

Kapen 10 emigrantë ilegal, ishin fshehur në një kamion transportues nga Tetova

https://youtu.be/cC08DnE97Js Doganieri i doganës së Tetovës duke bërë kontrollin rutinë në kamionët të cilët kishin ardhur për...

Pendarovski: Nëse askush nuk mund të formojë Qeveri, dhe nëse Kuvendi nuk vetë-shpërbëhet, Spasovski do të jetë kryeministër teknik në 4 vitet e ardhshme!

Presidenti i Vendit, Stevo Pendarovski në pres konferencën e sotme pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se nëse askush...

Nga klasa e para deri në të tretën me prezencë fizike, nxënësit e tjerë mësim nga shtëpia

Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar që nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë nga 1 shtatori të zhvillojnë mësimin nëpër...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com