“Partia po konsolidohet”, Dimitrijeviq: LSDM ka ekip të ri, VMRO-DPMNE ka frikë

TË FUNDIT

Në ditën e parë të punës si sekretar i ri i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Dimitrijeviq, paralajmëroi proces të konsolidimit të partisë. Ai thotë se më e rëndësishmja është të dëgjohet nga anëtarët se çfarë mendojnë se në cilin drejtim duhet të lëvizë partia.

ALEKSANDAR DIMITRIJEVIQ, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LSDM
-Vërejtëm një sërë gjërash për të cilat në të kaluarën LSDM mori vërejtje për sjelljen ndaj anëtarësisë, në zgjedhjen e kuadrove, në strukturat e organizimit, kështu që plani është i gatshëm dhe kryetari Venko Filipçe dje theksoi, planin tashmë e kemi bërë dhe pas koordinimeve sot, që nesër do të dalim në terren për ta treguar energjinë e re dhe vizionin e ri të LSDM-së.

Dimitrijeviq paralajmëroi se LSDM do të jetë një opozitë vigjilente ndaj politikave të koalicionit qeverisës. E nga VMRO-DPMNE nuk ka pasur asnjë urim për zgjedhjen e kryesisë së re të partisë.

GRAFIKË
VMRO-DPMNE
-Freskia dhe ndryshimet në LSD as nuk vërehen, gjoja ndryshimet nuk janë gjë tjetër veçse vazhdimësi e politikës së Zaevit… Një gjë është e qartë, nuk ka dritë në tunelin e quajtur LSD.

Nga ana tjetër sipas sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, kryesia e re është një ekip i ri dhe ambicioz.

ALEKSANDAR SASHA DIMITRIJEVIQ, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LSDM
-Në mesin e tyre ka frikë dhe panik se LSDM po shkon hap pas hapi dhe po konsolidohet me të rinj ambiciozë, me njerëz që do t’i përkushtohen krijimit të politikave, të cilët do të jenë një opozitë vigjilente, dhe unë i kuptoj nga ai aspekt, por megjithatë mendoj se si politikanë të rinj duhet ta ndryshojmë pak atë mënyrë të vepruari, të mos theksohen gjëra që janë tërësisht të pavërteta.

Bordi qendror i LSDM-së për nënkryetarë të rinj të partisë i emëroi ish ministren Kaja Shukova, profesoreshën Ana Çupevska, Kristina Kostova dhe Metodija Ilievski. Sekretarë organizativë janë ish deputeti Martin Kostovski dhe Lupço Farmakoski.