“Partia e Selës është vonë”/ Pushteti nuk pajtohet me kërkesën e ASh-së për veting në gjyqësor

TË FUNDIT

Partia e Ziadin Selës është kujtuar vonë për vetingun në gjyqësor, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, e pyetur për kërkesën Aleanca për Shqiptarët ndaj partive të tjera për përpilimin e një ligji të ri për veting.

 “Besimi i qytetarëve në gjyqësor është në nivel të ulët dhe me të drejtë qytetarët reagojmë, por është fakt se LSDM dhe shumica parlamentare ndërmarrin hapa seriozë në këtë drejtim. Partia e z.Ziadin Sela është vonë. Kjo sepse tashmë ka ndryshime ligjore dhe ky proces rrjedh në gjyqësor, Këshilli Gjyqësor është kompetent për shkarkimin e gjykatësve që kur Këshilli do të konfirmojë se cilët kanë punuar jashtligjshëm, pa etikë, pa ndërgjegje dhe pa profesionalizëm”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Nënkryetari i ASh-së kundërpërgjigjet se kërkesa e partisë së tij për veting daton që në 2018-tën, andaj nuk janë vonuar aspak.

Deklarime të tilla se ASH është vonuar nuk është e vërtetë. Maqedonia e Veriut është vonuar si shtet, institucionet tona janë të vonuara, deklaratat e tilla janë vetëm tentativë për të devijuar mendimin e opinionit dhe për ta relativitzuar qëndrimin e ASH-së“, theksoi Elmi Aziri, ASh.

Mile Lefkov nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se asnjë nuk ka ndodhur prej përrallave të paralajmëruara të LSDM-së për veting. Kërkon që nëpër këtë proces të kalojnë edhe politikanët.

 “Sepse pamë se kemi njerëz që në politikë hyjnë të varfër dhe dalin milionerë, pa dallim a janë nga LSDM apo BDI. Po ua rikujtoj Den Donçevin, rastin e fundit me sekretarin gjeneral të Qeverisë Muhamed Zekiri, ku pamë se miliona euro janë harxhuar pa dhënë askush llogari për këtë gjë”, theksoi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dje paralajmëroi se në Kuvend do të dorëzojnë ligj për veting në gjyqësor. U shpreh se kjo është nevojë urgjente për të rikthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Reagim rreth kësaj dje pati edhe nga BDI, të cilët konferencën e Selës e quajtën presion publik ndaj gjithë sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor.