Partia Demokratike përjashton përgjithmonë Sali Berishën

TË FUNDIT

Partia Demokratike ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë Sali Berishën dhe mbështetësit kryesorë të tij pas incidenteve të dhunshme në protestën e 8 janarit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD që filloi të hënën në orën 19:00 dhe që ka zgjatur deri në orën 03:00 të mëngjesit.

Gjithashtu Kryesia ka vendosur përjashtim edhe për anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Klevis Balliu, Keltis Kruja.