Parlamentit iranian mbajti seancë me dyer të mbyllura për shkak të vrasjes së shkencëtarit Fahrizade

TË FUNDIT

Parlamenti iranian sot mbajti seancë pas dyerve të mbyllura për shkak të vrasjes së shkencëtarit Mohsen Fahrizade.

Pas seancës  deputeti Mohamed Nakir Galibaf deklaroi se “armiqtë e Iranit duhet të ndjejnë keqardhje për likuidimin e Fahrizade”.

Gazeta konservatore iraniane “Kajhan” sot publikoi se Irani duhet ta sulmojë qytetin izraelit Haifa nëse konfirmohet se Izraeli është fajtor për vrasjen e shkencëtarit Fahrizade.

Irani për vrasjen e  shkencëtarit  të programit të fshehtë bërthamor për armatim e akuzoi Izraelin. Fahrizade ishte vrarë të premten në afërsi të Teheranit.