Me 158 vota “kundër”, Parlamenti grek mbrëmë vonë nuk e votoi propozimin e opozitës SYRIZA për mosbesim të ministrit grek të Financave, Hristos Stajkuras, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kundër mosbesimit votuan të gjithë deputetët nga partia në pushtet, Demokracia e Re, ndërsa “pro” ishin deputetët nga partitë opozitare SYRIZA, Lëvizja për Ndryshim, Partia Komuniste dhe Zgjidhja greke.
Votimi u parapri nga një debat tre-ditor që zgjati gjithsej 35 orë, ndërsa të enjten SYRIZA paraqiti një mocion mosbesimi ndaj ministrit të Financave për propozimin ligjin e ri për zgjidhje të borxheve dhe dhënie të shansit të dytë, në të cilin është edhe i përfshirë kod i ri për falimentim. sr/ls/
