Parlamenti Evropian me shumicë dërmuese kanë mbështetur liberalizimit të vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar raportuesja për Kosovën në PE, Viola Von Cramon. Sipas saj nga 472 deputetë ishin pro, 165 kundër dhe 41 abstenime.
“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon në “Twitter”.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon tha sot se Këshilli i Bashkimit Evropian duhet që të heqë vizat për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në debatin për raportin e progresit për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë Veriore në PE, Viola Von Cramon tha se është koha e fundit që Këshilli i BE-së të liberalizojë vizat për Kosovën./21Media
