Parlamenti Evropian kërkon fushatë zgjedhore pa gënjeshtra dhe frikësime

Must Read

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator...
- Advertisement -

Eurodeputetët përgjegjës për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian kërkojnë fushatë zgjedhore të besueshme, transparente dhe objektive pa dezinformata dhe frikësime.

“Më 15 korrik, populli i Maqedonisë së Veriut do të ushtrojnë të drejtën e tyre politike për të vendosur se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, duke e udhëhequr atë përmes fazave kryesore të negociatave të vështira me BE-në”, deklaroi raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk.

- Advertisement -

Mesazhi i tij përpara zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar, Andreas Shnajder dhe Marion Valsman, është se zgjedhjet do të jenë testim i pjekurisë politike të vendit.

Duke pasur parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët u kërkojnë të gjithë aktorëve politikë të veprojnë me përgjegjësi.

- Advertisement -

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të sigurojnë proces të ndershëm zgjedhor dhe masa mbrojtëse të duhura”, kanë shkruar eurodeputetët.

Ata gjithashtu kujtojnë se marrëveshjet e fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe Bullgarinë do të jenë “në qendër të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, duke lënë të nënkuptohet me këtë edhe fokusi i kornizës së negociatave të Brukselit në negociatat e ardhshme të anëtarësimit në BE.

- Advertisement -

“Përmes gjithpërfshirjes, tolerancës dhe diplomacisë pozitive, Maqedonia e Veriut ka treguar se është e përkushtuar të tejkalojë ndarjet e brendshme dhe të jashtme, duke dhënë shembull për fqinjësinë. Vazhdimi i dialogut ndërpartiak pas zgjedhjeve ka rëndësi të madhe. Anëtari më i ri i NATO-s ka nevojë për siguri politike për të vazhduar në rrugën e konsolidimit demokratik dhe procesit të transformimit”, është porosia e Parlamentit Evropian dy javë para zgjedhjeve parlamentare.

Pas zgjedhjeve, eurodeputetët rikujtojnë, do të jetë e nevojshme institucione plotësisht funksionale, si dhe opozitë të përkushtuar për të udhëhequr vendin përmes krizës ekonomike pas Kovid-19 dhe përmbushjes së reformave të BE-së.

Parlamenti Evropian mirëpret përpjekjet e Komisionit Evropian për të paraqitur sa më shpejt kornizën e bisedimeve dhe i nxit vendet anëtare që ta miratojnë atë pa vonesë./MIA

- Advertisement -

LAJME 18:30

#21LiveNews

#21LiveNews 18:30 Lajmet në gjuhën shqipe | 01.10.2020

Posted by TV21 on Thursday, October 1, 2020

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës publikoi pamjet e fluturimit të...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator më të mirë janë gjendja...

Nxënësit e Leshnicës bojkotojnë mësimin, prindërit ankohen për objektin e vjetër të shkollës

https://youtu.be/dZiC1PUySec 40 nxënës nga Leshnica e Zhelinës kanë bojkotuar mësimin edhe pse nga ministria i kanë lejuar...

Zekiri akuzon Ademin për neglizhencë, Ademi e quan provokator kujdestar ndaj BDI-së

https://youtu.be/WCkkVyQscwo “Ministria e Arsimit e mandatit të kaluar neglizhoi përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -