Parlamenti britanik voton nëse Xhonson ka respektuar rregullat për Kovid

TË FUNDIT

Parlamentarët britanikë do të kenë mundësi të votojnë për atë nëse kryeministri Boris Xhonsoni e ka mashtruar Parlamentin me bindjen e tij se janë respektuar rregullat për Kovid në Dauning Strit, paralajmëroi kryetari i Parlamentit britanik, Lindzi Hojl.

Ai shtoi se propozimi për debat është parashtruar nga lideri i Partisë Laburiste, Kir Starmeri dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Debati është caktuar për të enjten.

Paraprakisht, Xhonsoni u gjobit për pjesëmarrje në një ditëlindje në rezidencën e tij në Dauning Strit 10. Gjoba për Xhonsonin ëshhtë 50 funta, ndërsa gjoba u janë shqiptuar edhe ministrit të Financave Rishi Sznak dhe bashkëshortes së Xhonsonit, Keri, për pjesëmarrje në aheng më 19 qershor të vitit 2020. Xhonsoni dhe Sumaku  janë kryeministri dhe ministri i parë aktual të cilët gjobiten për sjelljen  në Parlament me çfarë paraprakisht kanë mohuar se kanë marrë pjesë në ahengje gjatë karantinës.

Xhonsoni kërkoi ndjesë, por refuzoi të japë dorëheqje, edhe pse policia heton  edhe gjatë tubime në të cilat dyshohet se ka marrë pjesë.