“Parku i Paqes” kthehet në 'zonë për këmbësorë'

TË FUNDIT

Prishtina dhe Beogradi do të mund të arrijnë një marrëveshje për të ashtuquajturin “Parkun e Paqes” të ngritur mbi urën e Ibrit të Mitrovicë. Njëra nga marrëveshjet e mundshme do të ishte shndërrimi i kësaj ure, në një zonë për këmbësorë.
Pala serbe, gjatë bisedimeve në Bruksel, është pajtuar që të heqin pishat dhe pjesën e gjelbër të vendosur mbi këtë urë, por kanë hezituar që kjo të bëhet menjëherë, për shkak të sigurisë, bëjnë të ditur, burime të gazetës serbe “Veçernje Novosi”.

Sipas kësaj të përditshme, për këtë, pala serbe ka gjetur mirëkuptim edhe nga ana e zyrtarëve të BE-së.
Pothuajse ngjashëm ka deklaruar edhe ministrja pa Portofol e Kosovës, Edita Tahiri, e cila është e ngarkuar për dialog me Beogradin.

Tahiri në një deklaratë të bërë pak ditë më parë kishte thënë se dy palët, gjatë takimit të fundit në Bruksel, i kanë përafruar mjaftë qëndrimet sa i përket të ashtuquajturit “Parkut të Paqes”.

Mirëpo, hezitimi i palës serbe në këtë rast, ka qenë që kjo urë të mos shërbejë më për komunikacion, por vetëm si shëtitore për këmbësor nga të dyja anët e Mitrovicës, kanë bërë të ditur këto burime, transmeton lajmi.net.