Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Jazz-it. Muzikë kjo e cila lindi nga një përzirje e traditave të muzikës afrikane dhe europiane. Jazz-i shquhet për një teknikë të veçantë, improvizime dhe fantazi. Ndërsa për herë të parë filloi të shënohej në vitin 2012.
Është paralajmëruar se për nder të Ditës Ndërkombëtare të Jazzit, sot do të mblidhen në Paris muzikantët nga e gjithë bota.
Irina Bokova drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, së bashku me ambasadorin e vullnetit të mirë, Herbie Hancock, kanë thënë se Parisi është përzgjedhur për shkak të historisë që ka me këtë muzikë që prej Luftës së Parë Botërore, por gjithashtu për shkak të sulmeve në Charlie Hebdo.
Mandej, në selinë e UNESCO-s në Paris do të mbahet koncerti All-Star Global Concert, ku do të performojnë Hancock, Wayne Shorter, Claudio Roditi , Dianne Reeves, Guillaume Perret dhe Marcus Miller.
Kjo ditë do të shënohet në 196 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara./21MEDIA
