Paratë për Vardarin, KF Rabotniçki reagon ndaj Qytetit të Shkupit

TË FUNDIT

Nga Klubi i Futbollit Rabotniçki kanë reaguar pasi Qyteti i Shkupit ndau rreth 250 mijë euro mjete financiare për KF Vardarin, përcjell TV21. Nga ky klub kërkojnë që edhe klubet tjera, sidomos ato të ligës së parë, të marrin ndihmë financiare.

“KF Rabotniçki është një brend futbolli i metropolit dhe i Maqedonisë në përgjithësi, një klub i themeluar në vitin 1937 që me krenari mban epitetin Heroi nga “Lagjja e Dibrës . Nga kjo, ne besojmë se Qyteti i Shkupit duhet të mbledhë forca dhe të gjejë një mënyrë për të ndihmuar klubet e tjera, veçanërisht ato të ligës së parë që kanë edhe origjinë evropiane”, thonë nga KF Rabotniçki.