Stefan Bansel, drejtor ekzekutiv i kompanisë amerikane “Moderna”, e cila e prodhoi vaksinën kundër koronavirusit, thotë se SARS-KoV-2 nuk do të shkojë askund, se do të jetë këtu, mes nesh.
Shumë nëpunës udhëheqës shëndetësorë besojnë se ekziston siguri e madhe se Kovid-19 të bëhet një sëmundje endemike, gjegjësisht se do të jetë përgjithmonë e pranishme mes nesh, por ndoshta me nivele shumë më të ulëta të infeksionit sesa sot.
“Do të jetojmë me këtë virus, mendoj, përgjithmonë”, deklaroi Bansel në një panel gjatë një konference për kujdesin shëndetësor të organizuar nga banka “JPMorgan”.
Sipas tij, shkencëtarët vazhdimisht po vëzhgojnë nëse paraqiten lloje të reja të virusit, në mënyrë që të prodhohen vaksina.
