Parashikimi i motit për ditën e sotme

TË FUNDIT

Edhe sot në vend do të vazhdojë moti jostabil, i shoqëruar me shi, bubullima dhe erë të fuqishme, ndërsa për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, në disa vende pritet që proceset të jenë më intensive, me mundësi për paraqitje të breshërit.

Nuk priten ndryshime në temperaturat e ajrit, kështu që edhe gjatë ditës së sotme moti do të jetë i ngrohtë në të gjithë territorin e shtetit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë nga 26 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup pritet gjendje e ngjashme e motit, jostabile me shi, bubullima dhe erë të fuqishme, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig afatshkurtër. Temperatura ditore në kryeqytet do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Nesër dhe të premten, do të ketë paraqitje të izoluara të jostabilitetit, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.