Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me paraqitje të vranësirave të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites pritet të jetë mot më i paqëndrueshëm, i shoqëruara me reshje të shkurtra shiu, bubullima, erëra të përforcuara dhe, në disa zona, mundësi për paraqitje të breshrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të jenë nga 26 deri në 34 gradë Celsius.
