Parashikimi i motit për ditën e sotme

TË FUNDIT

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me periudha me diell. Në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.

Deri të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme i freskët, me reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h), ndërsa temperatura e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën zero gradë. Nga e hëna pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore.