Me diell dhe relativisht ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 24 gradë.
Në Shkup, kryesisht me diell dhe relativisht ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë.
Gjatë javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Nga e hëna deri të mërkurën do të ketë reshje lokale shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, ndërsa të martën do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat do të jenë në rënie.
