Sot pritet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët perëndimore kohë pas kohe do të ketë vranësira me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here më e fuqishme në pjesët perëndimore nga jugperëndimi.
Temperatura maksimale do të arrijë 20 gradë Celsius, ndërsa minimalja do të bie në 1 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell dhe vranësira me erë nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë Celsius, ndërsa minimalja do të bie në 4 gradë Celsius.
