Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 5 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me një erë të lehtë veriore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 10, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.
Të dielën në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e hëna vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive me shi më të rëndë, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të breshrit.
