Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri 33 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të shkojë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 33 gradë.