Moti në vend do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me erë me reshje dëbore, më të mëdha pasdite dhe gjatë orëve të natës drejt së dielës, posaçërisht në pjesët jugperëndimore. Deri në fund të ditës, shtresa e dëborës do të formohet kudo ndërsa në pjesët jugperëndimore nga këto reshje dëbore do të tejkalojë 20 centimetra. Në male shtresa e dëborës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu, më e theksuar në rrjedhën e sipërme të Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri minus 4, kurse ajo e ditës prej minus pesë deri 1 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbizotëroj mot me vranësira, i ftohtë me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior dhe me reshje të dëborës të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës, Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri minus 1 gradë.
Pason periudhë me mot shumë të ftohtë, herë pas here me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Në fundjavë dhe natën drejt së dielës, do të jetë me vranësira me reshje të mëdha të dëborës në pjesët jugperëndimore. Shtresë e dëborës do të formohet kudo, kurse në male do të rritet. Në pjesët jugperëndimore, shtresa e dëborës në disa vende në vendet më të ulëta do të kalojë 20 centimetra. Temperaturat e mëngjesit do të jenë jashtëzakonisht e ulët nga fillimi i javës së ardhshme dhe në disa vende do të bien nën minus 15 gradë. Temperaturat ditore vetëm herë pas here do të rriten mbi zeron.
