Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite në rajonet malore në veriperëndim do të ketë kushte për dukuri të rralla të shiut dhe bubullimave, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri 29 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe I ngrohtë me vranësira të vogla. temperature e mëngjesit do të arrijë deri 10 gradë, ndërsa e ditës deri 28 gradë.
