Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri 27 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 26 gradë.

Në ditët në vijim do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugor. Të martën pasdite në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut dhe bubullimave, ndërsa të mërkurën pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar.