Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 1 deri 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 20 gradë.