Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Në mëngjes do të jetë mot i freskët. Gjatë ditës vende-vende do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla, kryesisht në zonat malore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa maksimalja do të mbërrijë prej 13 deri 21 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 18 gradë.

Në dy ditët e ardhshme temperaturat e mëngjesit vende-vende do të ulen rreth zeros, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje. Nga e enjtja nga fundi i ditës deri të shtunën nën ndikim të valës së re të lagësht do të ketë reshje të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme.

TË NGJAJSHME