Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut në orët e mëngjesit paralajmërojnë sinoptikët për sot. Nga pasditja në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 18 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme të shiut dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë Celsius.
Ditëve në vijim moti do të jetë ndryshueshëm me reshje të shiut. Në zonat malore reshjet përkohësisht do të jenë të borës, veçanërisht të hënën. Nga e marta, reshjet do të jenë me karakter lokal dhe me intensitet më të ulët, ndërsa mori gradualisht do të stabilizohet dhe temperaturat do të jenë në rritje.
