Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, më të mëdha në pjesët veriore. Në male në veriperëndim do të bie borë. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 8 deri 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryeissht me të reshura të përkohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 4, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri 9 gradë Celsius.

Të dielën dhe të hënën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshëm. Në disa vende të reshurat do të jenë të mëdha dhe të ndjekura me bubullima dhe erë të përforcuar. Në male të reshurat përkohësisht do të jenë të borës, posaçërisht nesër dhe të hënën. Prej ditës së martë në mënyrë graduale do të stabilizohet dhe temperaturat do të jenë në rritje.