Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, në lindje me periudha të diellit. Në orët e mëngjesit në disa pjesë do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, ndërsa nga orët e pasdites do të ketë shi të përkohshëm i cili do të zgjerohet nga pjesët perëndimore drejt atyre lindore.

Në zonat malore do të ketë reshje të borës. Gjatë natës borë do të bjerë në zonat më të larta në pjesët veriore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus pesë deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 7 deri 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me paraqitje të shiut të përkohshëm. Nga orët e mbrëmjes do të fillojë të fryjë erë nga drejtimi verior e cila gjatë natës do të përforcohet.

Gjatë natës ndaj të hënës dhe të hënën në mëngjes borë e përkohshme do të ketë në zonat malore.

Në ditët më pas moti do të jetë i ftohtë, nga e mërkura moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, të cilat në zonat malore do të jenë me borë, ndërsa do të fryjë erë më intensive nga drejtimi jugor.