Paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa nga jugu me vranësira të rritura dhe me shi të përkohshëm. Do të fryejë erë e lehtë deri në mesatare juglindore e cila në rrjedhën e poshtme të Vardarit do të përforcohet shkurt.
Në orët e natës nga jugperëndimi do të fillojë valë e re e reshjeve. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri në 0 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Valë e re e reshjeve do të fillojë që nesër në mbrëmje nga veriperëndimi dhe do të zgjasë edhe të mërkurën gjatë ditës. Në male këto reshje do të jenë të borës, ndërsa diku në veriperëndim borë të përkohshme do të ketë në viset më të larta. Të mërkurën dhe të enjten do të fryejë erë veriperëndimore e përforcuar. Nga e enjtja do të mbajë mot stabil me temperatura të mëngjesit të cilat në më shumë vende do të jenë negative. Temperaturat e ditës do të jetë në rritje graduale.
