Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Mot kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut në pjesët veriore dhe dukshëm më I ftohtë. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore ku në male do të ketë reshje të bores. Nga fundi i ditës në pjesët jugperëndimore reshjet do të kalojnë në borë edhe në viset më të ulëta. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuat perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 5 deri 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht paradite dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 7 gradë.

Nga e enjtja do të ketë stabilizim të motit me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të jenë negative, ndërsa të ditës do të jenë në rritje.