Moti në vend në mëngjes do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga mesdita vranësirat do të rriten dhe do të ketë shi lokal të rrëmbyeshëm dhe të moderuar ndërsa përgjatë Vardarit me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht perëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 0 në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 17 deri 22 gradë Celsius.
Në Shkup me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, do të ketë kushte për shi afatshkurtër mesatar deri të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë perëndimore deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 4, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 20 gradë.
Gjatë fundjavës do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje herëpashershme të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të mëdha (lokalisht mbi 20 litra në meter katror), të pasuara nga bubullima të shtunën dhe erë e përforcuar. Të dielën, do të mbizotërojë mot me vranësira, i ndjekur me frymë veriore mesatare deri tek e fortë (me mbi 60 kilometra në orë), dhe për shkak të depërtimit të masës së ajrit më të ftohtë, në male dhe në disa vende më të larta, kryesisht në pjesët veriore, reshjet do të jenë nga bora. Temperaturat ditore, veçanërisht në veri, do të bien ndjeshëm.
