Parashikimi i motit

TË FUNDIT

Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, i ftohtë dhe me erë. Paradite në pjesët veriore dhe lindore me reshje të kohëpaskohshme të bores me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila në pjesët lindore përgjatë  Vardarit do të arrijë shpejtësi edhe mbi 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 12 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë I ndryshueshëm dhe me vranësira. Në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e paradites do të ketë reshje të kohëpaskohshme të bores. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 7 gradë.

Nga e enjtja pason periudha e motit stabil, deri të shtunën me temperatura të ulëta, të cilat në disa vende do të jenë nën zero, ndërsa ditoret do të jenë në rritje.